5 Qershor, 2023

Taylor Swift i ndodh e papritura, këngëtarja gëlltit aksidentalisht një insekt teksa po performonte në skenë


Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur së fundmi këngëtares së njohur Taylor Swift.

Ajo ka ngrënë një insekt, teksa po performonte në skenë gjatë turneut të saj të koncertit në Soldier Field në Çikago. Menjëherë pas kësaj situate orkestra ndaloi muzikën, pasi panë artisten që të filloi të kollitej në mes të shfaqjes së saj.

Përpara se të pranishmit të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, krijuesja e hitit ‘Midnights’ e kaloi situatën pa përhapur panik.

Pas ngjarjes, teksa Swift ishte në skenë ajo shpjegoi situtën e ndodhur duke thënë: “Kam gëlltitur një insekt. Me vjen shume keq”, ndërsa fansat filluan të qeshin pa pushim.

Dymbëdhjetë herë fituesja i Grammy-t me shaka shtoi: ‘Oh, e shijshme’.

Në atë moment që këngëtares i ndodhi ngjarja e pakëndshme, ajo ishte gati të performonte këngën e saj ‘Tolerate It’ nga albumi i saj i nëntë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al