24 Prill, 2024

Stilisti i famshëm dhe partneri i tij bëhen prindër të binjakëve, shpërthejnë komentet negative: Blejnë foshnjat, sikur po marrin dy patate në market


Stilisti i famshëm, Simon Porte Jacquemus ka zbuluar se ai dhe bashkëshorti i tij, Marco Maestri janë bërë prindër.

Çifti kanë mirëpritur në jetë binjakët më 20 prill, nëpërmjet një nëne surrogate dhe fotoja e bebeve po bën xhiron e internetit.

Por shumë nga ndjekësit e stilistit francez e kanë kritikuar se pse po fshehin faktin që foshnjet kanë ardhur në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

Gjithashtu ngritën pikëpyetje se pse Jacquemus dhe partneri i tij nuk adoptuan fëmijët, por i akuzuan se i “blenë”.

Fëmijët nuk shiten, barku i grave nuk jepet me qira”, shkruan një komentues. “Ata blejnë foshnjat sikur blejnë 2 patate nga supermarketi, kaq e thjeshtë,” vuri në dukje një tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al