20 Shtator, 2017

Sofia Loren: Suksesi im? Të jem gjithmonë pozitive!


Një jetë e pabesueshme, shijuar në maksimum, por jo gjithmonë me vetëdije. Vuajtja e suksesit ka ardhur e balancuar gjithmonë nga një spirancë në tokë, dashuria. Në moshën 83-vjeçare, diva e vërtetë italiane ka një bindje: të jetuarit me pozitivitet dhe pasion është më e rëndësishme se të dish “të kapësh momentin”.

Nga Martina Villa

sofia

Sofia Loren, jeta prej dive

“Do të jem gjithnjë ‘S.L.’, Sophia Loren, këtë dua. Por nuk është “kush jam” që më bën të zgjohem çdo mëngjes me buzëqeshjen në buzë”. Është një bukuri që zbeh, sfidon kohën dhe logjikën, ajo e Sofies. Nuk është për rrobaqepësin me porosi dhe aq më pak për shikimin tërheqës që e shoqëron nga vitet 1950. Kjo është një aurë e veçantë, ajo e divës së fundit të vërtetë. Takojmë Sophia Loren në një sallë pritjeje në bregdet, në Normandi. Në bordin e Meraviglias, flamuri i flotës së fundit MSC Cruises, prej të cilave Sophia ka qenë kumbare që nga viti 2003.

sofia-loren

Një jetë e papërshkrueshme, një “këtu dhe tani” e qetë, dhe vetëm tani, ndoshta, me të vërtetë e vetëdijshme na rrëfen. “Kur jeton në lartësi të caktuara dhe arrin nivele që kurrë nuk mund t’i ëndërroje, është shumë e vështirë të gjykosh se kush je bërë dhe çfarë ke përjetuar. Sot, mund të them se jam e vetëdijshme se kam bërë kaq shumë. Intensivisht, pa dyshim”. Keqardhje, askush! Të kthehet dhe të ndryshojë diçka? Aspak. “Nuk mendoj se do të mund të jetoja absolutisht asgjë me më pasion nga sa kam arritur”.

‘Carpe Diem’, imperativi ontologjik i kapjes së momentit, në një jetë të këtij kalibri, merr një dimension të veçantë. “Kuptimi i rëndësisë dhe sensit të ngjarjeve jetësore, sidomos nëse janë të jashtëzakonshme, nuk janë aspak të dëshirueshme. Jeta di si të jetë e madhe, në të mirë dhe në të keq, dhe ta jetosh në maksimum atë nuk ndodh gjithmonë ta kuptosh me të vërtetë, e kam fjalën për sukseset e mëdha të miat, duke i parë ato në sytë e të tjerëve. Fokusi im në realitet kanë qenë të gjithë njerëzit fantastikë që kam takuar, duke nisur nga bashkëshorti im”.

Sofia Loren dhe Carlo Ponti në vitin 1958

I dashuri, Carlo Ponti, u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo 15 vjeç dhe ai 37 vjeç kur u takuan në vitin 1950. Ajo ishte një mbretëreshë bukurie, ai, një regjisor i rëndësishëm, producent kinematografik. Diferenca 22-vjeçare dhe martesa (me dy fëmijë) e tij, nuk e penguan marrëdhënien, e jetuar në një Itali ku divorci ende nuk ishte ligjor. Kishte edhe një akuzë bigamie kundër të dyve. “Dashuria… sigurisht që ekziston. Dhe gjithmonë fiton! Dashuria është thelbësore. Për vetveten, për një njeri, për gjithçka që ai bën. Si mund të jetosh pa të?” Dashuria ka mbushur gjithçka, madje edhe përulësinë e origjinës së saj.

Kam jetuar shpejt çdo gjë, që nga e dashura e Pozzuolit gjatë Luftës. Përfundova rastësisht në Romë. Nuk ishte e lehtë për mua të kuptoja çfarë kisha brenda, atë që dëshiroja të bëja, se si mund të respektoja edukimin e marrë nga nëna ime. Shkoja sa andej e sa këtej. Po ju them një gjë të madhe: duhet të jem 20 vjeç apo të filloj karrierën time sot? Pavarësisht nga lufta, ndoshta ka qenë më e lehtë në kohën time. Për vajzat, sot, më duket çdo gjë ekstremisht e komplikuar: arsimimi, marrëdhëniet personale, modelet e vendosura nga shoqëria, ato shoqërore… Unë thjesht kam jetuar gjithçka me pozitivitet. Dhe mjaftonte, gjithmonë”.

Pozitiviteti dhe përulësia janë gurë themeli që vazhdimisht skalisin fjalët e dive. “Përpiqem të bëj diçka pozitive çdo ditë, jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit që më rrethojnë. Domethënia e ditëve të mia është shumë e thjeshtë: të gëzoj çdo lajm të mirë që më tregojnë fëmijët e mi. Unë jam e kënaqur me bukurinë e nipërve të mi (katër, dy për secilin nga dy djemtë e saj, Carlo Ponti Jr., 49 dhe Edoardo Ponti, 44), të quajtur Vittorio Leone, Beatrice Lara, Lucia Sofia dhe Leonardo Fortunato që jetojnë në Kaliforni, larg nga gjyshja e tyre, e cila tashmë është stabilizuar në Gjenevë. Të gjithë në mënyrë të pashpjegueshme me sy blu dhe biondë. Ndoshta është një konfirmim tjetër: nëse jeta të ka rezervuar gjëra të bukura, në fund, shndërrohen në surpriza”.

Përgatiti Orjona Tresa/Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al