25 Gusht, 2017

Si arriti 17-vjeçarja Keisi Mejdini t’i rrëmbejë zemrën aventurierit më të madh të muzikës, Noizy-t


“On this day qween was born” ishte dedikimi sipër tortës së ditëlindjes që djemtë e grupit OTR, me lider Noizy-n, i bënë surprizë më 15 gusht vajzës 17-vjeçare të këngëtarit Sabian, Keisi Mejdini. Bjondia me sy të shkruar dhe trup perfekt festoi 17-vjetorin gjatë një feste ku gjithçka ishte suprizë nga reperi më i komentuar për famë, para dhe histori me vajza të ndryshe, Rigels Rajku.

Keisi, e cila festoi ditëlindjen e 17-të, është “rekrutuar” tashmë nga reperi i talentuar Noizy, si e vetmja vajzë e grupit “OTR” vetëm me djem, shkruan “PANORAMA”. E lançuar fillimisht në botën e modës, duke pozuar për marka të ndryshme, Keisi tani po punon intensivisht për të qenë partnerja në muzikë e Noizy-t, ndërkohë që flitet se po punojnë bashkërisht për duetin dhe klipin e tyre të parë, që do të jetë pa dyshim një hit.noizy-keisi

Për datën e saktë të publikimit ende nuk është thënë asgjë nga të dy artistë. Por, një gjë është e sigurt, që ata janë gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit, nëse u referohemi edhe fotove që janë postuar në rrjetet sociale.

Tashmë Noizy e ka ulur Keisinin në fronin e princeshës OTR, që do të thotë se ajo do të jetë imazhi femëror në krah të tij. Keisi, e pyetur se kush mund të jetë artisti ndërkombëtar me të cilin ajo do të donte të kishte bashkëpunim, shprehet: “S’e di si po ma bëni këtë pyetje, pasi të jesh kaq afër mbretit të repit shqiptar, Noizy-t, dhe të më pyesni mua se me cilin këngëtar do të kisha dëshirë të bëja duet?!

Nejse, kuptohet se me kë…”, duke lënë të kuptohet qartë që ajo ia ka lënë karrierën si këngëtare në dorë vetëm Noizy-t. Po cili është sekreti i vajzës që ka arritur t’i rrëmbejë zemrën këngë- tarit më aventuer sa u takon marrëdhënieve me femra të bukura e të famshme? “Noizy ka spikatur talent brenda meje, pasi në të kundërt s’do të isha aty. Për më shumë do të ishte mirë të pyesnit personalisht atë, Zinzin.sss1Sa për videon që do të realizojmë, së shpejti besoj se po, por kohën nuk e përcaktoj dot pasi jam në punë e sipër”, tregon ajo. Ndërkohë, duket se Keisin e do fama, pasi vetëm në pak muaj ajo është bërë një nga vajzat më të komentuara dhe më të klikuara në rrjetet sociale e portale. Për babain e saj, Sabianin, i cili ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor, fakti që e bija e tij po bën bujë në kohë të shkurtër nuk është rastësi. “E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën.

Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja tani s’po ndalen më portalet…” Sa i takon talentit për të kënduar, ai përgjigjet: “Mua më ngjan me Jessie J, por edhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull.

E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm!”, thotë ai. Ndërsa në lidhje me komentet që bëhen për jetën e saj luksoze, përgjigjet: “Jetë luksoze s’mund të them. Por asgjë s’i mungon nga ato që kërkon të ketë e që ka nevojë. S’e kam idenë se kujt i thonë ‘luks’, gjithsesi çdo gjë me një cak dhe pa ekzagjerime”./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al