22 Shtator, 2017

Shokon Dona e BB9, poston foton e Musës me të dashurën


Donën dhe Musa nga ky edicion i fundit i Big Brother, ishin ndër dyshet më të përfolura. Një dashuri që dukej shumë e fortë brenda, por që jashtë shtëpisë arriti të këputej lehtë brenda pak muajsh me arsyetimin se Musa e ka ngritur jetën e tij në Itali dhe Dona këtu në Shqipëri.

Por në fakt një një postim shumë i çuditshëm i Donës vetëm disa minuta më parë ka trazuar rrjetin. Ajo ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet Musa dhe një vajzë e panjohur në krahët e tij, çka na bën të besojmë se është e dashura e tij e re.

Mbi foto Dona ka ngjitur disa ‘emoji’ duke qeshur e duke duartrokitur, një ironi e pastër kjo ndaj ish të dashurit të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al