12 Gusht, 2021

Pse Interi braktisi “Pirellin” për monedhat virtuale! Shkëmbimet e kriptomonedhës tashmë si sponsor edhe në sport!


Bluzat e Inter Milan tani do të reklamojnë shkëmbimin e kriptove “Socios.com”, sipas një marrëveshjeje të bërë për një shumë të pazbuluar.

kriptomonedha, inter milan (2)

Për më shumë se një çerek shekulli, logoja e prodhuesit italian “Pirelli” zbukuroi bluzat e kampionëve të Serisë A të futbollit, Inter Milan. Por këtë sezon, ato po bëhen kripto, shkruan “Financial Times”.

Ndërsa kriptovalutat dhe teknologjia ‘blockchain’ shtohen, kompanitë që qëndrojnë pas industrisë së sapokrijuar po i drejtohen gjithnjë e më shumë sponsorizimit sportiv.

Klubet evropiane të futbollit mund të humbasin 9 miliardë euro të ardhura për shkak të pandemisë, sipas organit drejtues të Uefa-s, pasi prishja e orareve të transmetimit dhe lojërat e zhvilluara pa tifozë në stadium, ndikoi tek bilancet.

Kompanitë kripto, të cilat kanë përfituar nga rritja e vlerës së bitcoin dhe e monedhave të tjera dixhitale, janë të gatshme të mbushin boshllëkun. Bluzat e Inter milan, në një marrëveshje për një shumë të pazbuluar, tani do të reklamojnë shkëmbimin e kriptove ‘Socios.com’. Drejtuesit e sportit dhe të kriptomonedhës thonë se sponsorizime të tilla po rriten, ku disa arrijnë deri në shtatë apo tetë shifra në vit.

“Sporti është në gjunjë dhe do t’i marrë paratë e tij nga kudo që mundet,”- tha Ben Pincus, drejtori i partneritetit komercial të “Formula 1”.

kriptomonedha, inter milan (1)

Në qershor, “Formula 1” shtoi ‘Crypto.com’ dhe tashmë ajo siguron të ardhurat dixhitale. Sponsorizimi bëhet nga prodhuesi i orëve luksoze zvicerane “Rolex”, Pirelli dhe kompania e naftës “Saudi Aramco”. Marrëveshja vlen sa 30 milionë dollarë në vit, sipas një personi të afërt me “Formula 1”.

Por ka pikëpyetje se sa të qëndrueshme do të jenë marrëveshjet e kriptove. Disa shkëmbime, për shembull, kanë parë rritje të shpejtë para se të humbnin terren ndaj konkurrentëve të rinj, ose të nënshtrohen nga vjedhjet dhe dështimet e tjera që lidhen me sigurinë kibernetike.

Inter Milan është vetëm një nga një disa skuadra, përfshirë rivalët vendas AC Milan dhe Juventus, FC Barcelona të Spanjës dhe Arsenal dhe Manchester City të Anglisë, që do të bëjnë partneritet me ‘Socios’, i cili u mundëson klubeve dhe ligave të lëshojnë simbole dixhitale që mund t’u shiten tifozëve dhe që mund të tregtohen si aktivitetet e tjera.

Tifozët duhet të përdorin monedhën dixhitale të ‘Socios’, “Chiliz”, për të blerë simbole apo shenja për ekipin përmes aplikacionit të kompanisë. “Chiliz” po tregton me pak më shumë se 0.31 dollarë për një monedhë, pasi ka arritur deri në 0.84 dollarë në prill të këtij viti, sipas ‘Coinmarketcap.com’, duke demonstruar paqëndrueshmërinë e kriptove.

Themeluesi i Socios dhe Chiliz, Alexandre Dreyfus tha se klubet dhe ligat duhet të jenë shumë të kujdesshëm se me kë do të bëjnë partneritet.

Rregullatorët po rrisin kontrollin e kriptove. Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se do të “godasë fort dhe shpejt” reklamat mashtruese të lidhura me kripton, ndërsa rregullatorët financiarë po zgjerojnë mbikëqyrjen.

Shkëmbimi ka angazhuar dhjetëra miliona dollarë në vit për sponsorizimin e sportit, duke përfshirë qendërmbrojtësin e Tampa Bay Buçaneers, Tom Brady, dhe gruan e tij supermodele, Gisele Bündchen, si ambasadore dhe këshilltare.

Duke u shoqëruar me emrat më të mëdhenj në sport, kompanitë e kriptos vënë bast se tërheqja ndaj ekonomisë dixhitale do të rritet dhe ata janë të gatshëm të paguajnë për të qenë të parët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al