1 Maj, 2020

Shifrat tronditëse në Britani: Koronavirusi po vret dy herë më shumë njerëz në zona të varfra sesa në ato të pasura


Koronavirusi po vret dy herë më shumë njerëz në zona të varfra sesa në ato të pasura, tregojnë shifrat e reja tronditëse.

Sipas “The Sun”, midis 1 marsit dhe 17 prillit, në pjesët më të varfra të Anglisë u regjistruan 55.1 vdekje nga koronavirusi për 100,000 banorë, krahasuar me 25.3 vdekje për 100,000 në zonat më të pasura.

Capture

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), 90.232 njerëz vdiqën në Angli dhe Uells midis 1 marsit dhe 17 prillit, nga të cilët 20.243 ishin nga koronavirusi.

Nick Stripe, Shef i Analizës Shëndetësore, Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani, tha: “Njerëzit që jetojnë në zona më të varfra kanë përjetuar vdekshmëri nga Covid-19 më shumë sesa dyfishi i atyre që jetojnë në zona më pak të varfra.

Shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme është normalisht më e lartë në zonat më të varfra, por deri më tani Covid-19 duket se po shkakton një numër viktimash shumë më të lartë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al