22 Shtator, 2017

Samsung lanson PC-më me ekranin më të çuditshëm ndonjëherë


Kur u prezantua në vitin 2016-të si ekran ultra i gjerë, nuk ka funksionuar për shkak të aplikacioneve të cilët nuk e kishin as si opsion një gjerësi të tillë të ekranit.

Monitorët ultra të gjerë janë kategori e re, dhe shumë aplikacione nuk e përkrahin atë, transmeton koha.net.

Samsung ka prezantuar CHG90, i cili është monitori i parë “super ultra i gjerë”, i cili krahasuar me monitorët e rregullt është jashtëzakonisht i gjerë.

Monitori super ultra i gjerë ka dimensionet 32:9, sa për krahasim monitorët ultra të gjerë kanë 21:9 e ata normal 16:9.

Monitori CHG90 është pjesë e linjës së lojërave të Samsung.

CHG90 është 49-inç super ultra i gjerë, full HD me rezolucion 1080 pixel.

Ky monitor ka edhe softuerin e vetë, pasi shumë sisteme operative nuk e përkrahin atë, madje as Windows 10. Samsung CHG90 kushton 1,500 dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al