21 Shtator, 2017

Rrëfehet Fifi, e vërteta mbi largimin tim nga ‘Xing me Ermalin’


Sapo ‘Xing me Ermalin’ nisi transmetimin në Tv Klan, një nga risitë që u mirëprit menjëherë nga publiku ishte edhe banda muzikore live, ku këngëtarja Filloreta Raçi u kthye menjëherë në personazh.

 

Me natyrën e saj sportive, Fifi bëri për vete të gjithë publikun, aq sa kur u largua, edhe Ermali u përball me një lum akuzash për “përjashtimin” e saj. Megjithëse vetë këngëtarja e ka thënë se nga Xing-u u largua për shkak të angazhimeve të saj artistike, skeptikët nuk kanë arritur ta besojnë plotësisht.

Sot, Filloreta ishte e ftuar në “Pop Culture” për të ndarë me publikun disa prej projekteve të reja muzikore dhe kur u pyet nga moderatori se përse u largua nga Ermali, ajo përsëriti të njëjtën përgjigje që kishte thënë edhe Ermal Mamaqi, se është larguar nga programi për shkak të angazhimeve artistike.

Për kureshtjen e Kelvit se sa paguhej në Xing, Fifi kishte vetëm një përgjigje: “Po ti sa paguhesh këtu në Pop Culture?”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al