2 Shtator, 2019

Ronela Hajati feston ditëlindjen dhe bën urimin epik për veten: Do të mbahet mend në shekuj si… (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, ajo nuk i ka kursyer fjalët e mira për veten e saj.

Ronela ka bërë një postim në “Instastory”, ku i uron vetes ditëlindjen dhe i thotë se është si shpirt.

“Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan këngëtarja.

Ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi në një postim tjetër shprehet se festimet për ditëlindjen e saj do të zgjasin 1 muaj.

“Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj!”, shkruan këngëtarja, e cila ndodhet me pushime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al