30 Prill, 2021

Ronela Hajati anulon publikimin e këngës së saj të preferuar dhe arsyeja është…


Postimet e fundit në Instagram të Ronela Hajatit tregojnë se këngëtarja ndodhet në Amerikë.

ronela hajati (5)

Artistja njoftoi më parë se “Aventura”, që është pjesë e albumit “Rron”, do të publikohej në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

ronela hajati (2)

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo tregoi se kënga në fakt do të publikohet kur të kthehet në Shqipëri.

ronela hajati (4)

Dhe jo! Nuk do dalë nesër! Kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dua, si pres dhe si meritoj unë, absolutisht pauzohen!

ronela hajati (3)

E di që kam një vit që mezi po pres ta nxjerr këtë këngë, por pa qenë personalisht në Shqipëri, nuk mundem! Më besoni që është për mirë!

ronela hajati (1)

Unë pasi i përfundoj, shumicën e rasteve nuk u kam qejf këngët e mia, por kjo s’më mërzitet asnjëherë! Do prisni dhe pak fare! Do ja vlejë! Ju premtoj!”, shkroi Ronela krahas një fotoje ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë pink, që i thekson format trupore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al