30 Prill, 2021

Qëlluan me armë në gjoks kujdestarin e qenve dhe grabitën dy bulldogët e Lady Gagas, vihen në pranga 5 persona


Pesë persona janë vënë në pranga për vjedhjen e dy bulldogëve francezë të artistes amerikane Lady Gaga.

Ngjarja ndodhi në muajin shkurt teksa qentë ishin nxjerrë shëtitje nga kujdestari i tyre, Ryan Fischer.

Grabitësit qëlluan me armë në gjoks Fischer dhe morën qentë e Lady Gaga, Koji dhe Gustav.

Kujdestari i qenve iu nënshtrua një operacioni dhe iu desh të hiqte një pjesë të mushkërive, por i mbijetoi plagës së marrë.

Të enjten, policia e Los Angeles njoftoi se kishte arrestuar 5 persona si të dyshuar për grabitjen e qenve.

James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley – përkatësisht të moshës 18, 19 dhe 27-vjeç, janë akuzuar për tentativë vrasjeje dhe grabitje.

Ndërsa 40-vjeçari Harold White, babai i Jaylin White, si edhe Jennifer McBride, 50 vjeç, u akuzuan si bashkëpunëtore.

McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas grabitjes, pasi Lady Gaga ofroi një shpërblim prej 500.000 dollarë për kthimin e tyre.

Policia tha se grabitësit nuk e dinin që Fischer punonte për këngëtaren kur e sulmuan.

Ata vetëm dinin që qentë kushtonin shumë për tu shitur dhe ky ishte motivi që i grabitën.

Fischer po ecte me tre qentë në një zonë rezidenciale të Hollywood gjatë darkës kur sulmuesit iu afruan me makinë.

Ata e qëlluan me pistoletë në gjoks dhe arritën të merrnin vetëm dy prej qenve. Ndërsa një prej bulldogëve të Lady Gagas, Azia, doli e padëmtuar nga incidenti.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al