15 Maj, 2022

Publiku shqiptar votoi Serbinë në “Eurovision” sipas të dhënave zyrtare, ja sa pikë i ka dhënë


Shqiptarët kanë votuar për këngën përfaqësuese të Serbisë në ‘Eurovisioni’. Të paktën kështu tregojnë të dhënat e kompeticionit europian.

Ndonëse “Eurovision” shpesh është komentuar dhe kritikuar si festival i ndikuar politikisht në sistemin e votimit, duket se kjo po ndryshon. Në rezultatet që u publikuan pas mbarimit të festivalit, u pa se publiku shqiptar e votuar këngëtaren serbe, duke i dhënë disa pikë modeste.

Publiku shqiptar me votat e tyre e kishte renditur Serbinë në vendin e shtatë, duke i dhënë tri pikë. Serbia u rendit në finale e pesta, përfaqësuar nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”, duke shënuar një prej rezultateve më të mira të këtij shteti në vitet e fundit në festivalin evropian.

Përveç votave të shqiptarëve, Serbia mori edhe pikë surprizë nga votimi i jurisë profesionale Kroate që i dha një vlerësim maksimal prej 12 pikësh.

Fitues i edicionit të 66-të të festivalit europian u shpall shteti i Ukrainës, i përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al