2 Maj, 2021

Pornostarja shqiptare i hedh grepat Don Xhonit, një lidhje e re në distancë po përflitet për reperin e momentit


Reperi Xhonatan Isufi, i njohur në publik me emrin ‘Don Xhoni’ me freestylen e tij ‘Make a pose’, është bërë ‘hit’ në rrjetin social “Tik Tok”.

Video-t virale duke luajtur këngën e tij janë shpërndarë masivisht në rrjetin “Tik-Tok” sa ka qënë e vështirë t’i shpëtonte edhe aktorja e filmave pornografikë me origjinë të përzier kubane dhe shqiptare, Alby Rydes.

Aktorja 30-vjeçare e filmave me pullë të kuqe tashmë është nënë, dhe duket i ka tërhequr shumë vëmendjen Don Xhoni. Ishte vetë ai që shpërndau videon e pornostares në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim i la dhe një mesazh aktores.

“Ndoshta tani jeni ju adhuruesja ime, por unë dhe miqtë e mi keni qenë adhuruesit e tu gjithmonë”, shkruante reperi. Por flirti nuk ka mbetur me kaq, pasi ata jo vetëm filluar të ndjekin njëri-tjetrin, por madje kanë filluar të bisedojnë në privat, duke diskutuar një takim të mundshëm, pasi ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentuesit kanë nisur të shkruajnë se nuk bëhet fjalë thjesht për një flirt, por për një lidhje të re që sapo ka nisur në distancë, duke qenë se Don Xhoni jeton në Kosovë dhe pornostarja në SHBA.

Kjo është vajza e parë që po përflitet për një afrimitet me Don Xhonit, pas Trejsi Sejdinit, e cila po ashtu provokoi audiencën duke postuar një video me këngën e Don Xhonit në sfond dhe më pas një foto gjatë një darke romantike, të shkrepur për xhirimet e klipit të tij.

Sa i përket jetës private, Don Xhoni u bë pjesë e kronikës së zezë së fundi, pasi policia e Kosovës bastisi shtëpinë e Don Xhonit, duke kërkuar armë. Kjo, pasi reperi Don Xhon u shfaq në një foto në rrjetet sociale ku shihej duke mbajtur armë të tipit Kallashnikov. Reperi kishte thënë se ato janë bërë për një klip që është duke e realizuar ai, por gjithsesi Policia e Kosovës i trokiti në shtëpi.

Bastisja u bë në shtëpinë e tij, në lagjen Drenas 3. Sipas mediave, Don Xhoni dje kishte xhiruar klipin e tij më të ri “Mafia”. 21-vjeçari mori famë pas “freestyle-t” në emisionin e Meriton Mjekiqit. Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahej shpejt, duke e cilësuar si fenomeni i karantinës gjatë vitit të kaluar.

Ndonëse ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore, këto të fundit shpesh janë bërë edhe virale në rrjete sociale. Pavarësisht se u pëlqye nga i gjithë publiku, reperi i ri mori edhe mbështetjen e emrave të njohur si Mozzik, Getinjo, Lyrical Son, Lluni dhe shumë të tjerë, të cilët e suportuan në rrjetet sociale.

Sot ai i dedikohet totalisht muzikës dhe nuk është mësuar ende me këtë famë, madje tregon se nuk di as si ta menaxhojë. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Taynës, Melindës dhe Rinës, fillimisht Don Xhoni hezitoi dhe pyeti: “A mund t’i zgjedh të treja?”.

Por më pas ai u shpreh se preferenca e tij është Tayna. Talenti i ri i muzikës rap ka premtuar se do të punojnë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjellë projekte të reja.

Pas shumë projekteve të realizuara brenda tre vjetësh, 2020-ën e mbylli me videoklipin “Kokaina”, ndërsa më datë 8 prill 2021 publikon videoklipin “Maffia”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al