Një grua 31-vjeçare, bashkëshorti i së cilës pretendonte se kishte kancer, është shprehur se ai i “vodhi një pjesë të madhe të jetës”.
Ajo është Lucy Witchard nga Leicester. 31-vjeçarja ka treguar se ish-burri i saj David Carroll, 35 vjeç, i tha asaj se kishte leuçemi kur u takuan në vitin 2006. Por pavarësisht kësaj, ata u martuan në 2011.
Ndërkohë në vitin 2015, nëna e saj i dha 2 mijë dollarë për trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ai tha se kanceri ishte në fazën e fundit.
“Në 2015-n ai erdhi tek unë dhe më tha se doktorët i kishin thënë se kishte vetëm 5 apo 10 muaj jetë. Çfarë mund të bëja tjetër, veçse ta ndihmoja. Duke e dikur se kam para për të ndihmuar bashkëshortin e vajzës, që mos të lejoja të ngelte vejushë”, është shprehur nëna e Lucy.
Për BBC-në Lucy është shprehur: “Ai madje i ka kërkuar një kolegu te puna që të më marrë në telefon, duke pretenduar se është doktori i tij”.
Witchard dhe Carrol janë divorcuar në vitin kur u mor vesh mashtrimi, ku 31-vjeçarja është shprehur se gjithë këto gënjeshtra e kanë bërë të ndihen keq dhe nervoze.
Ndërkohë Carroll është dënuar me burg për mashtrim në Gjykatën e Magjistraturës në Leicester javën e kaluar.
“Daily Mail” shkruan se gjatë katër viteve të martesës, Carroll kishte gënjyer edhe për kancerin e prostatës e stomakun, por më vonë e pranoi këtë.
E vërteta u zbulua kur familja filloi dyshimet kur ai po shijonte pushimet në vend që të bënte trajtimet.
E ëma e Lucy ka treguar në gjykatë se si djali i saj Thomas dhe bashkëshortja e tij Abi, ishin dyshues që në fillim nga historia e David, e për këtë kishin nisur investigimet.
Tashmë Lucy ka një jetë të re, pasi në prill të këtij viti ajo është martuar me Keith.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al