2 Shtator, 2019

Për 2-vjetorin e martesës, Xhensila përgatiti suprizën më të bukur për Besin (VIDEO)


Një ditë më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festuan 2-vjeorin e martesës së tyre. Ditën e tyre të veçantë e kanë nisur me urime të veçanta për njëri-tjetrin.

Aktori i njohur publikoi pamje nga dasma e tyre madhështore, duke thjënë se ajo ishte dita e dytë më e bukur e jetës së tij, pas lindjes së Ajkës.

“Gëzuar përvjetorin e 2-të Xhensila Myrtezaj! Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruante ai duke etiketuar Xhensilën.

Por surprizën më të bukur e ka bërë këngëtarja, e cila për bashkëshortin e saj kishte përgatitur me të vërtetë një dhuratë speciale.

Xhensila kishte përgatitur një darkë super romantike me qirinj e lule në kopshtin e shtëpisë, duke e lënë pa fjalë Besin me gjestin e saj.


“Që ta dini ju, nuk bëjnë veç burrat surpriza, bëjmë edhe ne femrat.” -shprehet ajo teksa filmon Besin duke ecur drejt tryezës së shtruar.

“Puna është që ti e di se në evente të tilla nuk duhet të mungojë domatja. Ty hallall të qoftë që qenke mundu…”, thotë Besi me humor.

“Po ja jam unë domatja”, shton Xhensila, ndërsa të dy kanë nisur të qeshin.

Kujtojmë se një vit më parë, Xhensila dhe Besi u bënë prindër të vogëlushes Ajka, e cila është bërë kryefjala e jetës së çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al