29 Nëntor, 2023

Pasi kapërcyen mosmarrëveshjet, partnerja 29-vjeçare e Al Pacino zbulon a ka planifikuar të martohet me ikonën e Hollywood


E dashura e aktorit, Al Pacino ka treguar se nuk ka interes të martohet me ikonën e Hollywood, pasi mirëpriti në jetë djalin e tyre, Roman.

Noor Alfallah al pacino

Për TMZ, 29-vjeçarja Noor Alfalah tregoi se e do aktorin, por martesa nuk është në planet e tyre.

“Unë nuk mendoj se [ne duhet të martohemi. Unë nuk jam tip për t’u martuar. Nuk ka rëndësi të martohesh”, u shpreh ajo, teksa shtoi se festat e Krishtlindjeve do t’i kalojë me 83-vjeçarin.

Noor Alfalah mirëpriti në jetë fëmijën e tyre të parë, Roman, por menjëherë pas lindjes së djalit çifti u ndanë. Por dyshja, me diferencë moshe 54 vite, duket se i kapërcyen mosmarrëveshjet mes tyre.

Pacino raportohet se do të paguajë mbi 30,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Përveç kësaj, atij i kërkohet të paguajë 110.000 dollarë paradhënie, të mbulojë shpenzime të tilla si një infermiere natën, të kontribuojë në faturat mjekësore që nuk mbulohen nga sigurimet dhe të depozitojë 15.000 dollarë çdo vit në një fond arsimor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al