18 Maj, 2019

Pasi e dhunoi, aktorja e famshme vendos të mos ndahet nga partneri


Edhe pse prej kohësh po shqetëson familjarët me lidhjen e saj me aktorin aspirues Brian Hickerson, aktorja e njohur Hayden Panettiere nuk heq dorë prej tij.

Mediat e huaja shkruajnë se në nëntor të vitit të kaluar, ata u përfshinë në një sherr me babanë e Hickerson. Ndërsa në fillim të majit, u konfirmua se ai ishte arrestuar nën akuza për dhunë brenda në shtëpi.

Burime për TMZ janë shprehur se Brian ka sulmuar partneren e tij gjatë një zënke. Pas kësaj, ai u lëshua me pagesën e një garancie prej 50 mijë dollarësh.

Por pavarësisht kësaj, burime për “People” kanë shtuar se çifti ende është bashkë dhe nuk duket se po mendon që të ndahet.

Pas lajmeve për ndarjen e tyre, Brian dhe Hayden janë fotografuar të kapur dorë për dore, dy ditë më parë.

29-vjeçarja u pa fillimisht me Hickerson në gusht të vitit të kaluar, pak kohë pas ndarjes nga ish- i fejuari Wladimit Klitschko, i cili është edhe babai i vajzës 4 vjeçe Kaya.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al