8 Qershor, 2023

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian në një romancë të re? Ylli flet për herë të parë për mashkullin e saj miserioz: Dua ta shijoj në privatësi


Pas ndarjes nga Pete Davidson duket se Kim Kardashian ka gjetur një partner të ri i cili mesa duket i plotëson të gjitha kërkesat e saj, por ajo ende nuk është gati t’ia tregojë botës.

Gjatë episodit të fundit të serialit “Kardashians”, Kim foli për vështirësinë e lidhjeve publike ndërsa po drekonte me ish-kunatin e saj Scott Disick.

“Nuk të kam parë në ndonjë takim apo të bësh ndonjë gjë tjetër”, i tha Disick Kim.

“Epo, është e vështirë. Është disi e sikletshme.”-tha Kim.

“Nëse të shohin me dikë, atëherë nëse fillon të mos funksionojë, pothuajse duhet të përpiqesh ta bësh atë të funksionojë pak më gjatë, sepse je shumë në siklet që ndodhi kaq shpejt,” vazhdoi ajo.

Kim shpjegoi se gjatë gjithë kohës së saj me Pete Davidson, njerëzit e bënin të dukej si “një marrëdhënie shumë serioze” kur në realitet, ajo thjesht po përpiqej të kalonte një kohë të mirë.

“Unë thjesht dua ta shijoj pak në privatësi. Nuk ka asgjë të keqe të me këtë.”

E mesa duket  ajo është në një lidhje diskrete me një mashkull të ri. Milionerja shpjegoi se miqtë e saj i kanë vendosur emrin “Fred”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al