23 Maj, 2019

Pas 3-muajsh martesë, aktorja e famshme turke ka një lajm për fansat (FOTO)


Në shkurt të këtij viti, aktorja e famshme turke Hazal Kaya, kurorëzoi në martesë dashurinë e shumë viteve me Ali Atay.

Ndërsa një ditë më parë, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë, lajmin e bukur se është  në pritje të ëmbël. Hazal është 11-javëshe shtatzënë.

Në fakt dyshimet mbi shtatzënisë e aktores kanë nisur që pas dasmës dhe mediat turke kanë shkruar për këtë, por ajo vendosi që të thyej heshtjen vetëm së fundmi.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, aktorja e njohur në vendin tonë për rolin e Maral, tregoi se është shtatzënë dhe se e ka mbajtur të fshehtë deri tani, pasi dy muajt e parë janë shumë të ndjeshëm.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se: po jam shtatzënë. Bebja jonë është 11 javëshe. Kemi preferuar të mos e bëjmë publike deri më tani sepse 2 muajt e parë janë shumë të ndjeshme.

Kontrolli i fundit kaloi shumë mirë dhe dëshirojmë që gëzimin ta ndajmë me ju…Gjithçka është në rrugën e vet, bebja është e shëndetshme dhe ne jemi shumë të lumtur. Jam e sigurt se me energjinë pozitive që do më përcillni gjithçka do të jetë edhe më e bukur. Ju falënderoj”, shkroi 28-vjeçarja në një postim në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al