26 Maj, 2023

Pas 15 vitesh, Britney Spears pajtohet me nënën e saj! Reagon këngëtarja: Më në fund mund të pimë një kafe bashkë


Britney Spears është takuar pas shumë kohësh me mamanë e saj, Lynne Spears, pasi i shkoi për një vizitë të shumëpritur në shtëpinë e këngëtares së fundmi.

Këngëtarja tregoi se si shkoi takimi, duke zbuluar se dyshja folën dhe “ishin në gjendje të përpiqeshin t’i rregullonin gjërat”.

“Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në shtëpinë time pas 3 vitesh… ka qenë kaq kohë e gjatë,” shkroi ajo krahas një fotografie të saj kur ishte fëmijë.

“Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat !!!Të dua ?shumë !!!”– vazhdoi ylli.

“Psss… Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vitesh!!! Le të bëjmë pazar më pas !!!” shtoi Britney.

Page Six raportoi se takimi ka zgjatur vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti i këngëtares “Toxic”, Sam Asghari.

Burimi konfirmoi se Britney nuk ishte habitur nga vizita e mamasë së saj, pasi të dyja kanë “dërguar më shpesh mesazhe me njëra-tjetrën” së fundmi.

Pasi nuk i foli për një kohë të konsiderueshme, 41- vjeçarja, duket se më në fund arriti të sheshonte gjërat me të ëmën në fund të vitit 2022.

Mamaja e këngëtares kërkoi falje përmes Instagramit disa muaj më parë për të gjithë dhimbjen që Britney pësoi gjatë  konservatorit të saj 13-vjeçar .

“Të dua shumë dhe më mungon!” shtoi ajo në atë kohë. “Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al