4 Shtator, 2017

Nuk ka “luftë” kunatash, Tuna e Nora për pushime bashkë


Duket se telenovela mes kunatave Berisha ka marrë fund. Sot është qartësuar publikisht se marrëdhënia mes Norës dhe Tunës është një marrëdhënie e mirë dhe familjare. Çifti Nora-Robert dhe Tuna-Patris po i kalojnë së bashku pushimet në Turqi.

Edhe pse nuk i kemi parë të dyja kunatat të fotografuara bashkë, kemi parë  dy vellezërit Roberti dhe Patrisi që së bashku me të vegjëlit e tyre po shijojnë bukurinë dhe relaksin e vërtetë në plazhet e bukura të Turqisë. Në një foto të publikuar në Instagram nga vetë Patrisim ai shfaqet me Robertin dhe me Reneenë dhe Tianin . Gjithçka kemi parë fillimisht ishte udhëtimi i secilit drejt Turqisë, si për çudi në të njëjtën ditë. Kjo linte goxha vend për dyshime, duke aluduar se çiftet po kalojnë këtë fillim-shtatori nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mesa duket paskemi pasur të drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al