2 Shtator, 2019

Njihuni me aktoren që nuk njeh moshë, feston sot 53-vjetorin (FOTO)


Aktorja e njohur meksikane, Salma Hayek Pinault, feston ditën e sotme 53-vjetorin e lindjes. Pavarësisht moshës, duket se koha ka ndaluar për aktoren, e cila ka një trup me forma bombastike.

Salma Hayek ka postuar dje në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku me format e saj ngacmon dhe provokon të tjerët. “Po, nesër jam 53. Edhe?”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet me bikini në super formë.

Kujtojmë se Hayek e ka nisur karrierën në telenovela dhe pastaj u fut edhe në botën e filmave amerikanë. Me trupin e saj ajo konkurron çdo modele në moshë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al