1 Dhjetor, 2022

Nga fiksimi për ‘bad boys’ dhe deri tek çmenduria më e madhe që ka bërë, Kejvina Kthjella rrëfehet ‘pa doreza’


Modelja seksi Kejvina Kthjella ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale teksa u ndal gjithashtu dhe tek partneri ideal për të.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Kejvina u shpreh se tek një partner i pëlqen shumë pamja e jashtme dhe sa i përket postit të tij, modelja u shpreh se do të donte ta kishte një me pozitë.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”– u shpreh bukuroshja.

Më tej ajo tregoi se i pëlqejnë ‘djemtë e këqinj”. Madje ajo tregoi dhe një histori që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me dikë:

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”.

Sa i përket ‘çmendurirave’ që ka bërë gjatë një lidhjeje Kejvina u përgjigj:

“Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj  WhatsApp-in tim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al