23 Shtator, 2017

Nga BB9 në muzikë, Damiano Agalliu publikon këngën e tij të parë


Damiano Agalliu, ish pjesëmarrësi në Big Brother 9 sikundër kishte paralajmëruar edhe më parë , ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij të parë .

Klipi i tij titullohet ‘Dashnia ‘ dhe fabula e këngës është shumë interesante, edhe pse komentet mbi faktin se Damiano i ka hyrë industrisë së muzikës kanë qenë të ndryshme.

Klipi është realizuar në Kosovë dhe ajo ç’ka na bën përshtypje është fakti se Damiano nuk ka zgjedhur disa balerina shoqëruese, por vetëm një vajzë mjaft simpatike. E veç kësaj e ka xhiruar në ambiente të qeta, pikërisht në ato vende ku do të donte të qëndronte çdo i dashuruar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al