15 Tetor, 2018

Në përpjekje për të bërë “selfie”-n perfekt, e reja bie nga kati i 27 (VIDEO)


Një 27-vjeçare ka rënë nga kati i 27 i një ndërtesa teksa po përpiqej që të bënte një “selfie”.

Ngjarja ka ndodhur në Panama, ku Sandra Manuela Da Costa Macedo nuk kishte shumë kohë që kishte mbërritur aty, pasi punonte si mësuese.

Gazeta portugeze “O Minho” shkruan se Sandra Manuela ishte ngjitur në ballkon të premten kur humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.

Pra tentativa për të realizuar foton perfekte i kushtoi jetën asaj. Ndërkohë momenti i tmerrshëm kur ajo bie nga ndërtesa e lartë është filmuar nga një dëshmitar.

“Ajo është e çmendur, shikoje, ra”, dëgjohet duke bërtitur dëshmitari.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al