17 Prill, 2022

“Në një periudhë kur isha…”/ Mos vallë moderatorja e njohur sapo zbuloi se i ka dhënë fund beqarisë me deklaratën e saj të fundit?


Moderatorja e njohur Roza Lati ka zgjedhur ta ruajë gjithmonë në mënyrë hermetike jetën e saj private sidomos kur bëhet fjala për jetën sentimentale. Mirëpo mesa duket dashur pa dashur ajo ka zbuluar se mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Në emisionin e saj ‘Why Not’ në të cilën kishte të ftuar Monika Lubonjën, Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.

E ndërsa moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerrë unë lajmin këtu nuk duhet të bëhet për mua po për ty.  Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet nuk më shkruante njeri dhe e din si ishte puna?Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al