21 Shtator, 2017

Ndërron jetë trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikës L’Oreal


Biznesmenia franceze dhe trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikës, L’Oreal, Liliane Bettencourt, ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare. Lajmin e ka thënë të enjten vajza e saj.

Familja Bettencourt, e cila themeloi L’Oreal, ka 33 përqind të aksioneve të kompanisë.

 

Lindur në Paris në vitin 1922, vajza e vetme e Eugene Schueller, themeluesi i kozmetikës shumëkombëshe, në vitin 1950 u martua me politikanin franceze André Bettencourt.

 

Bettencourt njihej edhe si gruaja më e pasur në botë, sipas një vlerësimi të Forbes këtë vit, i cili vlerësoi të ardhurat e saj neto në 39.5 miliardë dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al