2 Maj, 2020

Na ndajnë vetëm disa orë nga recitali live i Arilena Arës, ja kur do zhvillohet koncerti “Sound of Silence” në sheshin “Nënë Tereza”


 Këngëtarja Arilena Ara paralajmëroi pak ditë më parë një suprizë për gjithë shqiptarët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Këngëtarja do të realizojë një recital live në sheshin “Nënë Tereza” që do të thyejë heshtjen që po mbizotëron në vend.

Koncerti i titulluar “Sounds Of Silence” do mbahet sonte në orën 19:00 dhe do të jetë premierë në YouTube.

“Sounds Of Silence” live nga sheshi “Nënë Tereza”. Premierë në YouTube dhe në platformat e tjera të transmetimit më 2 maj, ora 19:00”– shkroi Arilena.

Kujtojmë që Arilena Ara ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por pandemia e koronavirusit detyroi organizatorët të anulonin festialin më të madh të këngës në Evropë.

Megjithatë këngëtarja Arilena Ara ka sërish mundësinë për të qenë vitin e ardhshëm pjesë e Eurovizion në bazë të rregullave të festivalit, por ende nuk ka një vendim nëse do performojë.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al