10 Prill, 2019

Modelja mbulon me 2 milionë gurë “Swarovski” supermakinën e saj “Lamborghini” (FOTO)


Një modele ruse vendosur që të mbulojë makinën e saj tip “Lamborghini Aventador” me 2 milionë gurë Swarovski.

Ndërkohë supermakina me ngjyrë të zezë ka një çmim prej rreth 300 000 eurosh.

Makina e shtrenjtë është modifikuar nga një kompani londineze përpara se Daria Radionova ta nxirrte në publik.

“News.com.au” shkruan se për të mbuluar makinën me kaq shumë kristale janë dashur plot 700 orë.

Edhe më herët, modelja bukuroshe ka mbuluar me gurë të çmuar dy supermakina të tjera, një “Lamborghini Huracan” dhe një “Mercedes CLS”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al