22 Shtator, 2017

Modelja Elena Lika bëhet pjesë e emisonit ‘Opinion’, ja si do e shohim atë


Elena Lika, vajza shumë simpatike që fillimisht u mësuam të shohim në Big Brother.

Megjithatë pas “Big Brother”, Elena u angazhua tërësisht si modele dhe Instagram-i saj është tipik një profil modelesh. Por befasia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur ajo është shfaqur në emisionin e njohur politik “Opinion” ku Blendi Fevziu e prezantoi si gazetaren më të re të programit të tij.

Elena kishte zhvilluar disa intervista me njerëz të ndryshëm dhe në fund ajo vetë i bëri edhe një pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fakt Elena është diplomuar për gazetari dhe mesa duket ka filluar që ta ushtrojë profesionin e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al