1 Maj, 2020

Marrëveshje 100 milionë dollarëshe për të marrë pjesë 2 orë në një event, si  i tha “Jo” Michael Jordan ofertës


Superylli i NBA, Michael Jordan mund të ketë dalë në pension vite më parë, por vazhdon të ketë një impakt të jashtëzakonshme.

Por basketbollisti ka zgjedhur të qëndrojë kryesisht larg vëmendjen, pas u largua nga profesioni gati dy dekada më parë.

Aq shumë saqë vendosi të refuzojë një ofertë me një shumë marramendëse për të marrë pjesë në një event vetëm për dy orë, tha ish agjenti i tij.

“I dërgova një marrëveshje 100 milionë dollarëshe tre vite më parë. Gjithë çfarë duhet të bënte ishte të paraqitej dy orë për të njoftuar marrëveshjen por e hodhi poshtë,”– tha David Falk në “Boomer and Gio”.

Ndërsa më pas shtoi: “Zoti e bekoftë. Ai ka qenë kaq i suksesshëm, kjo i jep një mundësi të bëjë çfarëdo që dëshiron ose të mos bëjë gjëra që nuk dëshiron. Unë me të vërtetë e admiroj atë. Ai është shumë, shumë selektiv në gjërat në të cilat dëshiron të përfshihet .

Së fundmi është publikuar dokumentari mbi jetën e tij “The Last Dance”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al