23 Shtator, 2017

Marina Vjollca tregon arsyen se pse u largua nga Top Channel


Marina Vjollca është e ftuara e radhës e spektaklit satiriko-humoristik ‘Xing me Ermalin’. Vetëm pak ditë pas dasme moderatorja ka pranuar të rrëfehet në Tv Klan përballë Ermal Mamaqit, televizion ku Marinën do e shohim së shpejti, por tanimë në moderimin e një spektakli muzikor.

 

Ndërsa Ermali e ka pyetur lidhur me arsyen e largimit nga Top Channel, ajo është shprehur:

“Kam kaluar 12 vite aty. Atje u krijova si Marinë, aty pata statusin tim publik, aty bëra shumë gjëra, kontribuova për atë televizion, ashtu si edhe televizioni ka dhënë dhe kemi marrë shumë. Di të them që s’ka pasur asgjë personale, e gjitha ka qenë profesionale. Një zgjedhje e vështirë, por për arsye profesionale vendosa që për të mirën time të bëja një zgjedhje tjetër”, u shpreh moderatorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al