1 Tetor, 2022

“Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”/ Sot kurorëzojnë dashurinë 5-vjeçare në martesë, Arbër Hajdari i dedikon fjalët e ëmbla partneres së tij


Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera Devolli, kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në martesë.

Pak çaste më parë ishte vetë opinionisti i cili ka publikuar fotot e para të albumit të martesës ku shfaqet pranë partneres të tij.

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur! ♥️”- shkroi Arbri.

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij u njohën në fondacionin e tij “Fundjavë ndryshe”.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al