12 Tetor, 2017

Lundrimi më i shpejtë në internet, po ju e keni zbuluar Facebook Lite?


Ekziston një version i fshehur, më i mirë i “Facebook Messenger”-it, të cilin me gjasë, do të donit menjëherë ta instalonit.

Aplikacioni i “Facebook”-ut, “Messenger Lite”  tani është në dispozicion edhe në më shumë vende, sesa ishte më parë. Versioni “Lite” është bërë me qëllim që të çlirohej nga shumë segmente të panevojshëm, sikur “Facebook Stories”, etj.

Në këtë mënyrë kursehet hapësira, përdoren më pak të dhëna dhe kryesisht evitohen funksionet shtesë, të cilat gjatë viteve të fundit janë pjesë e “Messenger”-it të rëndomtë.

Ky aplikacion i ka edhe të metat e veta, kështu që, p.sh, jo të gjitha funksionet e përparuara punojnë në mënyrë perfekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al