22 Shtator, 2023

“Luizi, Luizi”- Fansat thërrasin në kor emrin e rivalit të tij në “Big Brother Vip”, ja reagimi i “Maestro” në mes të koncertit


I njohur gjerësisht nga publiku shqiptar si Maestro, Armaldo Kllogjeri së fundmi është përballur me një situatë të pakëndueshme.

Jemi mësuar që publiku këndon këngët e artistit në skenë duke shoqëruar kështu performancën e tij, por jo në rastin e Maestros.

Së fundmi gjatë një koncerti, turma e publikut ka filluar të brohorasë emrin e Luiz Ejllit gjatë kohës ku Armaldo po këndonte këngën e tij.

Duket se fansat e Luizit e “përndjekin” ish-banorin e “Big Brother” pasi edhe komentet thumbuese apo krahasimet nga ndjekësit në rrjet nuk mungojnë.

 

@privateeee12341234 #luizejlli #shkoder ♬ original sound – Private


Edhe pse Armaldo nuk la të kuptohet që ishte në siklet pasi me të qeshura e kaloi situatën duke i thënë publikut “bërtisni më fortë”.

Kujtojmë që dy artistët njihen prej kohësh, por miqësia e tyre u kris gjatë eksperiencës së tyre në formatin “Big Brother” teksa para disa javësh Armaldo Kllogjeri në një intervistë i dha fund një herë e mirë zërave duke pohuar thashethemet se me këngëtarin nga Shkodra ai nuk ka asnjë kontakt.

“Jo nuk flas me Luizin nuk kam asnjë marrëdhënie me të”- është shprehur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al