23 Prill, 2024

“Lali i kape ca fansa italianë ë?”? Aktorët Egla Ceno dhe Jul Deda “tallen” me Romeon: Kishte të drejtë Erjola! Si reagoi konkurrenti i “BBV”?


Aktorët Egla Ceno dhe Julian Deda ditën e sotme janë tallur me Romeo Veshaj për romancën e tij me Heidi Baçi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja i tha Romeos se tashmë është bërë i njohur edhe në Itali, duke nënkuptuar lidhjen me Heidin e cila ishte një ndër banoret që bëri bujë me largimin nga “Big Brother Italia”.

“Lali i kape ca fansa italianë ë? Tha mirë Erjola” – i tha Egla akorit duke qeshur së bashku me Julin.

“Se besoj njeri këtë të shkretën. Erjola paska qenë nëna. Bëjmë shaka, bëjmë shaka”- vazhdoi aktorja, ndërsa Romeo nuk reagoi fare.

Pas vizitës së të atit, i cili i kërkoi Heidit që të hiqë dorë nga çmimi i madh për shkak të afermitetin të madh që ajo kishte krijuar me aktorin disa vite më të madh në moshë, Massimiliano Varrese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al