18 Prill, 2022

Kylie Jenner publikon foton e parë të djalit me Travis Scott


Këto ishin Pashkët e para të “Baby Webster” dhe Kylie Jenner ndau një foto të re të djalit dy muajsh dhe Travis Scott, të shkrepur në festën e realizuar nga nëna e saj Kris Jenner.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” nuk e publikoi fytyrën e të voglit në foto, ku shfaqet artisti, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Webster, duke mbajtur djalin, që ka veshur atlete të zeza dhe të kuqe dhe xhinse blu. Kylie ende nuk ka publikuar një foto të plotë të djalit të tyre dhe gjithashtu nuk ka zbuluar emrin e tij të ri pasi njoftoi në mars se ai nuk quhej më Wolf.

Nuk mund të mungonte Stormi e cila kishte veshur një fustan rozë të kombinuar me një palë atlete të bardha.

Familja Kardashian-Jenner nisi festën e Pashkëve më 16 Prill. Festa përfshinte dekor shumëngjyrësh dhe tema duket se ishin ëmbëlsirat dhe aktivitetet argëtuese për fëmijët.

Motrat e famshme ndanë video që tregonin një tryezë të bollshme të mëngjesit të Pashkëve, me vezë gjigante çokollate të personalizuara për anëtarët e familjes, për të cilat ishte kujdesur vetë Kris Jenner.

Gjithashtu këtë fundjavë, Kylie mori pjesë në festivalin ‘Coachella’, ku Travis performoi për pak minuta në një festë.

Kylie mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott në shkurt, duke e quajtur fillimisht djalin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram, “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”. Ajo shpjegoi më tej: “Ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Thjesht doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.”

Teksa ende nuk ka e ka zbuluar emrin e ri të djalit të saj 2-muajsh, Kylie foli për jetën e saj si nënë e dy fëmijëve në Instagram muajin e kaluar. “Dua të them vetëm se paslindja ime nuk ka qenë e lehtë. Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”.

Duke thënë se është “në rregull të mos jesh mirë”, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” vazhdoi: “Sapo kuptova se po ushtroja pak presion mbi veten time dhe thjesht vazhdoj t’i kujtoj vetes se kam bërë një njeri, një djalë të bukur të shëndetshëm dhe ne duhet të ndalojmë së bëri presion për t’u rikthyer te format që kishim para shtatzënisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al