19 Shtator, 2023

Kushinieri i Princeshë Dianës zbulon se cila ishte pjata e preferuar e saj: E kërkonte dy ose tre herë në javë


Princesha Diana ushqehej shumë shëndetshëm, sipas kuzhinierit të saj mbretëror dhe kishte një pjatë me perime që ajo pëlqente veçanërisht.

Kur darkonte në Pallatin Buckingham, në restorante të bukura dhe në turne mbretërore luksoze, Princesha Diana shijonte një kuzhinë të shijshme nga e gjithë bota.

Megjithatë, kur ishte në shtëpi, ajo shijonte ushqime të thjeshta dhe të shëndetshme .

Në kanalin e tij në YouTube, ish-kuzhinieri mbretëror Darren McGrady ndau drekën ose darkën që Princesha do të hante dy ose tre herë në javë.

“Darren, ti kujdesu për të gjitha yndyrnat, unë do të kujdesem për karbohidratet në palestër”- tregoi ai çfarëi kishte thënë Princesha.

Darren shpjegoi se stili i tij i gatimit ndryshoi pas atij ndërveprimi, me kuzhinierin mbretëror që hoqi dorë nga “kremrat e rëndë dhe salcat e pasura”. Në vend të kësaj, gjithçka kishte të bënte me “ushqyerjen e shëndetshme”.

Ai i zbuloi fansave: “Dhe specat e mbushura ishin një nga pjatat e saj të preferuara. Ajo ndoshta i hante dy ose tre herë në javë”.

Princesha Diana preferonte pjatat vegjetariane, kështu që specat e mbushur ishin perfekt për të, si dhe patëllxhanët e mbushur.

“Të gjitha vaktet e princeshës do të përmbanin shumë pak yndyrna, sigurisht nuk ka gjalpë ose krem ​​ose diçka të tillë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al