24 Maj, 2019

Kur të “tradhton” fustani, modelja e njohur zbulon gjoksin në tapetin e kuq në Kanë (FOTO)


Modelja e famshme braziliane, Fernanda Liz, dukej mahnitëse teksa parakalonte në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Bukuroshja brune u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, bust të stilistit Ali Karoui.

Por ndërsa ajo pozonte para fotografëve, i ndodhi edhe një incident i vogël. Busti i fustanit i ra pasi u përkul në tapetin e kuq, duke i ekspozuar kështu gjoksin.

Duke qenë se di shumë mirë sesi të sillet para kamerave, modelja qeshi para fotografëve dhe menjëherë rregulloi fustanin.

Pas incidentit, ajo bëri një status në profilin e saj në “Instagram”, për të falënderuar grupin e stilistëve dhe dizajnuesve të cilët e ndihmuan atë të përgatitej për paraqitjen e Festivalit të Filmit të Kanës.

Liz dukej shumë elegante me flokët e kapur thjesht dhe me një gjerdan diamanti në qafë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al