Emri i Alejandra Marisa Rodriguez ka bërë xhiron e botës, pasi u kurorëzua Miss Buenos Aires në moshën 60-vjeçare. Ajo është ndoshta mbretëresha e parë e bukurisë e kurorëzuar në këtë moshë në historinë e konkursit.
Me origjinë nga La Plata, ajo ka dy profesione: juriste dhe gazetare. Me këtë titull të fituar së fundmi, ajo aspiron kurorën e Miss Universe Argentina, më 25 maj.
Konkurrimi i saj u bë i mundur për shkak të rregulloreve të reja të organizatës ndërkombëtare, e cila vendosi të eliminonte kufirin e moshës.
Më parë, mosha ishte thelbësore dhe vetëm gratë midis 18 dhe 28 vjeç mund të merrnin pjesë.
Në intervista, Rodriguez ka treguar se sekreti i tij për të luftuar plakjen është ushqimi i shëndetshëm dhe organik, si dhe ushtrimet fizike.
![](http://www.panorama.com.al/panoramaplus/wp-content/uploads/2024/04/Alejandra-Marisa-Rodriguez.jpg)