4 Dhjetor, 2023

Konkurenti më i ri i “Big Brother Vip” flirton me Shqipe Hysenaj, çfarë po ndodh mes dyshes?


Konkurenti më i ri i “Big Brother Vip Kosova”, Mirdoni është bërë pjesë e kësaj shtëpie me synime të qarta, ku përveç çmimit të madh mesa duket një ndër to është të rigjejë dashurinë.

Së fundmi ai është parë shumë i afërt me Shqipe Hysenaj, teksa mbrëmjen e djeshme kanë nisur edhe ngacmimet e para mes dyshes në dhomën e gjumit.

Ndërsa po luanin me njëri-tjetrin në një moment Shqipja gati po rrëzohej dhe Mirdoni e mban atë tek shpina.

Një ndër konkurentët i cili hyri në shtëpi një me Mirdonin e “thumboi” këtë të fundit teksa i tha pse po e prekte shqipen dhe e paralajmëroi atë që të ketë kujdes me dorën ose në të kundërt do të ndahen dhe çdo njëri do vazhdojë garën më vete.

“Po pse po e prek Shqipen kujdes me dorën. Po më nxjerr keq dhe mua, po qe kështu ndahemi dhe vazhdojmë secili më vete. Po i themi vëllait të madh dhe ndahemi. Por nëse Shqipja do atëherë nuk është problem”– tha Ardi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al