29 Shtator, 2017

‘Kohët e arta’ për Apple duket se kanë mbaruar!


Në fillim të shtatorit, Apple lajmëroi daljen në treg të iPhone 8 , 8+ dhe X.   Iphone 8 dhe 8+ janë tashmë në gjendje në dyqane, ndërsa iPhone x pritet të jetë nëpër dyqane në fund të vitit.

Pas arritjes së telefonit të ri , pa u hapur dyqani jashtë derës së dyqaneve të telefonave qëndronin diku te 10 veta , e gjysmë ore pasi dyqanet u hapën numri arriti deri në 30.

Kjo gjë është për të ardhur keq duke pasur parasysh se në vitet e kaluara , në orët e para të mëngjesit pa u hapur dyqani qëndronin me qindra njerëz.

 

Kjo mbase ndodh nga ngjashmëria e madhe që ka me modelin paraardhës ose thjesht nga fakti që konsumatorët po presin daljen në treg të iPhone X , i cili bëri një ndryshim revolucionar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al