1 Dhjetor, 2022

Kim ndërpret bashkëpunimin me “Balenciaga”-n, ylli televiziv refuzon ofertën e shtëpisë së modës


Kim Kardashian deklaroi disa ditë më parë se po “rishikon” bashkëpunimin e saj me markën e njohur të modës ‘Balenciaga’ , por duket se ylli televiziv ka hequr dorë përfundimisht nga firma, pasi ka hedhur poshtë veshjet që planifikonte të vishte në eventet e ardhshme dhe refuzoi të punonte në fushatën e rradhës me ta.

Përpara se fushata reklamuese ku shfaqeshin fëmijë që mbanin arushë pelushi të veshur me parzmore të stilit të skllavërimit të publikohej në rrjet, burimet tregojnë se shtëpia e modës i ofroi Kimit mundësinë për të punuar në një fushatë Balenciaga-s të vitit 2023.

Dhe përpara se të bënte një deklaratë publike për këtë çështje, Kim thuhet se vendosi të refuzojë ofertën.

Sipas burimeve të TMZ, Kim dyshohet se kishte planifikuar të vishte rroba Balenciaga në ngjarjet që do të marrë pjesë në muajt e ardhshëm, por ajo i hoqi dorë dhe iu drejtua stilistëve të tjerë për mundësi zëvendësimi.

Kim mori shumë kritika se përse nuk po reagonte ndaj fushatës së Balenciagës që ngjalli shumë polemika në rrjet. Megjithatë, sipas burimeve, Kim tani nuk është më e lidhur me shtëpinë e modës dhe nuk po merr asnjë pagesë prej saj.

Me anë të një postimi në Tëitter, Kim theu heshtjen e saj duke thënë:

“Kam qenë e heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo. Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë

Pas heqjes së fushatës, përfaqësuesit e Balenciaga kërkuan falje dhe thanë se nuk dinin për fushatën derisa ishte tepër vonë dhe thanë se palët përgjegjëse ishin skenografët dhe kompania e prodhimit, të cilët tani janë paditur për 25 milionë dollarë.

Më pas Kim foli dhe për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e punës që ajo do të ketë tashmë me shtëpinë e modës.

“Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në fillim – dhe veprimet që pres t’i shoh ata të ndërmarrin. Mbroni fëmijët”, shkroi ajo nëpërmjet një postimi në InstaStory.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al