Pak ditë më parë, Kim Kardashian zbuloi se shfaqja e saj televizive “KUWTK” do marrë fund pas 14 vitesh transmetim.
Pas zbulimit tronditës për fansat, ylli i televizioneve vendosi të relaksohet në një plazh në Malibu.
39-vjeçarja u fotografua në bregdet e veshur me bikini dhe një bluze transparente pa reçipeta dhe nuk la vend për imagjinatën.
Kim Kardashian vuri në pah linjat e saj trupore bombastike, e lagur nga deti duke ngritur temperaturat.
Ajo dukej mjaft seksi dhe tërheqëse teksa shijonte rrezet e diellit në plazh.
39-vjeçarja vetëm pak ditë më parë njoftoi se reality show i saj “Keeping Up with the Kardashians”, që e bëri të famshme, ka marrë fund.
Episodi i fundit do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për shikueshmërinë duke thënë se ishte shumë mirënjohëse, pasi “KUWTK” i ndryshoi jetën përgjithmonë.