23 Shtator, 2017

Kida rrëfen ‘pengun’ e saj, ja pse nuk shkoi në dasmën e Xhensilës


Kida dhe Xhensila kanë një njohje të gjatë dhe janë shumë mike me njëra-tjetrën, por megjithatë Kida nuk mundi dot të ishte prezente në dasmën e Xhensilës dhe ne u habitëm të gjithë teksa nuk e pamë mes të ftuarve apo të postonte ndonjë foto nga atmosfera e dasmës sikundër bënë të gjithë.

Në një intervistë për “Mirage” më në fund Kida ka treguar arsyen se përse mungoi në ditën më të rëndësishme të mikeshës së saj.

“Më ka ngelur peng që nuk shkova të jem e sinqertë. Fatkeqësisht i kisha planifikuar pushimet më herët se të vendosej data e dasmës. Jam munduar t’i anulloj por sërish më përkonin me një koncert timin në Zvicër. Fatkeqësisht nuk munda ta shtyja. Ajo ishte një kukull në dasmë. Është një vajzë jashtëzakonisht e mirë dhe në atë ditë ka shndërritur.”,- është shprehur Kida duke e uruar edhe njëherë publikisht miken e saj për një jetë të lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al