5 Shtator, 2017

Katy Perry dhe Orlando Bloom sërish në lidhje


Duket se Katy Perry dhe Orlando Bloom janë rikthyer seriozisht tek njëri-tjetri. Këngëtarja 32-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar janë parë gjatë fundjavës në një hotel luksoz në Santa Barbara, Kaliforni, shkruan People.

Katy dhe Orlandu u ndanë në fillim të këtij viti, por kohëve të fundit nuk i janë ndarë njëri-tjetrit, ata u panë edhe në një koncert të Ed Sheeran javën e kaluar. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por të gjitha detajet të bëjnë të mendosh se ata po nisin të jetojnë sërisht historinë e tyre të dashurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al