25 Gusht, 2017

Kastro Zizo: Në plazh, gjithçka që sytë më shohin, mendja më bluan, zemra më ndjen dhe xhepi më shpenzon!


Për Klevis Begën vera është stina e arratisë nga realiteti, për ta çuar trurin në nivelin zero, duke qenë se ai në të vërtetë dashuron vjeshtën.

Këto ditë të nxehta, artisti kontravers dhe plot fantazi që njihet si Kastro Zizo, po pushon në Dhërmi, plazhi më i frekuentuar nga djemtë dhe vajzat VIP, nga ku rrëfen për gazetën “Panorama” gjithçka sytë i shohin, mendja i bluan, zemra i ndjen dhe xhepi i shpenzon. Ndodhesh me pushime në plazhin e Dhërmiut, më i frekuentuari i personave VIP. screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-50-15

Je i vëmendshëm për t’i vëzhguar live në çdo detaj femrat që njeh nga afër, pra duke i parë siç janë, pa filtra Instagrami?

Jo, në fakt, se e di që shumica e tyre jetojnë në një botë imagjinare, gjysmë-prostituive.

Sa para duhet të kesh me vete që të kalosh një fundjavë të vërtetë argëtimi në plazhet e Jugut, meqë po flitet shumë për çmime e fatura të shtrenjta?

Unë kam ca kohë që përdor karta krediti. Çmimet më duken fiks në lidhje me shërbimin dhe infrastukturën, sepse e kanë bërë gogol këtë pjesë. Po normal që në Greqi apo vend tjetër ti i ke çmimet më lart, se më lart ke shërbimet. Nuk ha dot një drekë të superbollshme me 100 euro në asnjë cep të Europës, kështu që fuck it lekët. Kush ka le të shkojë, kush s’ka të qëndrojë te kanali i fshatit. Shumë e thjeshtë.

Zhveshja jote në plazh është një zbulesë me vete, duke pasur parasysh që ti ke në lëkurë të pikturuar; vargje plot kuptim, figura e portrete. Nëse do ta ndanim trupin tënd në tri rrathët; ferri, purgatori e parajsa, ku ndodhet secila pjesë sa u takon tattoo-ve?

Në fakt kombinimi i të gjitha kë- tyre bëjnë që “Komedinë hyjnore” unë ta kem në çdo cep të trurit. Sigurisht kam dhe një tattoo që jo të gjithë e kanë parë… Ajo është zona e parajsës.

Si artist me shpirt rebel në jetë, në plazh je mendimtari poshtë çadrës së diellit, apo një notar që kërkon të lash mëkatet në det?

Të dyja…Varet nga sa birra pihen aty poshtë nën hije.

Merr libra me vete në plazh, ose dëgjon muzikë për arratisje mendimesh?

Nuk marr libra në plazh se më duket një idiotësi e vërtetë. Librin e kam mik vjeshte apo dimri. Sa për muzikën, të jetë ç’të jetë. Në plazh shkoj për ta afruar trurin sa më shumë pikës zero. Pra, të mos mendoj shumë.

Kjo verë të ka gjetur të dashuruar, apo je nga ata që preferon t’i ndërrosh femrat në stinën e aventurave?

Kjo verë më ka gjetur të vaposur shumë.

Që një natë vere të jetë e plotë dhe të të çojë në ekstazë ty, çfarë duhet të ketë ndryshe?

Boh! Preferoj dimrin për ekstazat e mëdha.

Çfarë të sjell në qejf në verë; alkooli, purot apo ndonjë drogë?

Të llastoj djalin tim. Asnjë nga këto.

Ti je babi seksi në kërkim të femrës perfekte, apo një babi me eksperiencë që kërkon gruan që të pranon siç je?

Tek e dyta më shumë, megjithatë nuk jam fort në kërkim të askujt specifikisht. Dhe faleminderit për seksllikun, që medemek paskam! (qesh)

Pas verës vjen vjeshta, për ty stina e trishtimit apo stina ku jeta merr kuptim të vërtetë?

Është stina më e bukur në jetë. E dua shumë!

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al