4 Maj, 2020

Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin mendor


woman

A jeni të apasionuar pas kafshëve? Nëse edhe juve keni një kafshë shtëpiake ky është një lajm mjaft i mirë, pasi lidhet me shëndetin.

Në një studim të kryer së fundi, Universiteti i Kolorados ka arritur në përfundimin se mbajtja e një kafshe shtëpiake ndikon mjaft pozitivisht tek ju për të shmangur sëmundjet mendore dhe stresin kronik.

Sipas studiuesve, njerëzit që jetojnë në qytet duhet të shpenzojnë më shumë kohë jashtë në shëtitje me kafshët e tyre, pasi kjo do ta bëjë më të fortë imunitetin e tyre, duke qenë të ekspozuar në ambiente me pluhura dhe baktere.

Këtu gjendet edhe shpjegimi se pse fëmijët e fshatit sipas studiuesve janë më imunë ndaj sëmundjeve. Ata janë më shumë kohë jashtë në ambiente me baktere. Por kjo e forcon imunitetin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al