22 Shtator, 2018

Ka diçka që nuk shkon me flokët e Rudina Magjistarit, ja si shfaqet në inaugurimin e dyqanit të Joni Peçit


Moderatorja e njohur e programit të pasdites “Rudina”, është mjaft e dashur për publikun. Një nga figurat e televizionit më jetëgjatë në ekran, ajo vijon të jetë mjaft e suksesshme dhe e ndjekur.

Rudina Magjistari tashmë është bërë një shoqëruese e mirë e pasditeve tona, sidomos me formatin e viteve të fundit, ku emisioni ka më shumë intimitet, tamam sikur Rudina na fton në shtëpinë e saj.

Moderatorja gjithashtu është prezente në eventet e ndryshme që zhvillohen në kryeqytet. Pak ditë më parë, stilisti Joni Peçi inauguroi atelienë e tij në qendër të Tiranës, ku kishte mbledhur shumë personazhe të njohur. Ne na ra në sy Rudina, ose më saktë flokët e saj.

Kishte tentuar t’i bënte një kapje mbase disi të çrregullt dhe flokët i dukeshin një lëmsh i vërtetë. Me siguri, ngarkesa në punë apo angazhimet në familje, nuk i lënë kohë Rudinës të shkojë të parukieri, por gjithsesi edhe kështu ajo është një zonjë mjaft e hijshme.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al